Telegrafi

HTC me shitje të dobëta të One M9

Për këtë rënie në të hyra mund të fajësohen shitjet e dobëta dhe zhgënjyese të HTC One M9, i cili doli në shitje muajin e kaluar në disa tregje në të gjithë globin.

Të hyrat e kompanisë kanë rënë në 440 milionë dollar në muajin prill, që shënon një rënie prej 39 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Prilli do të duhej të ishte një muaj i mirë për kompaninë pasi ajo prezantoi modelin e saj të fundit, HTC One M9.

Megjithatë, duket se kompania ka dështuar për të tërhequr klientët e rinj, dhe kjo pjesërisht mund të jetë një nga arsyet për shifrat e dobëta financiare. (Telegrafi)