Telegrafi

HTC me modele të reja në Windows Phone 8

Megjithatë, HTC nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ndonjë datë të mundshme të lansimit të këtyre modeleve të reja të telefonave me Windows Phone 8, dhe nuk pritet që një gjë e tillë të ndodhë derisa Microsoft ta bëjë lansimin zyrtar të sistemit të saj operativ.

“HTC është e përkushtuar ndaj Windows Phone 8 më shumë se kurrë, dhe ne jemi të kënaqur që do ta kemi mundësinë të sjellim modele të reja të telefonave me këtë sistem operativ” ka thënë Peter Chou, drejtori ekzekutiv i HTC Corporation.

Megjithatë, do të jetë shumë interesante të shihen modelet e reja të HTC me Windows Phone 8, duke marrë parasysh se HTC njihet për dizajn atraktiv të telefonave mobil. / Telegrafi /