Telegrafi

HTC me ICS – së shpejti

Pas marsit, ndërsa zyrtarisht “më vonë gjatë vitit” mbindërtimin në ICS do ta marrin edhe këta smartphone të HTC-së: Rezound, Vivid, Amaze 4G, EVO 3D, EVO Design 4G, Incredible S, Desire S dhe Desire HD. Koha e saktë e paraqitjes së përditësimit për momentin nuk është e ditur.

Gjithashtu, është paralajmëruar edhe paraqitja e disa modeleve të tjera me Ice Cream Sandwich gjatë javëve në vijim. Se çfarë ka përgatitur HTC do të marrim vesh kah fundi i muajit në Mobile World Congress. /Telegrafi/