Telegrafi

HTC me 200 për qind rritje

Rezultatet e tremujorit të parë të HTC’së janë shumë pozitive dhe për këtë, kompania ka shumë arsye të gëzohet. Sipas këtyre rezultateve financiare, thuhet se HTC ka arritur të gjenerojë 517.21 milionë dollarë profit të pastër, ose 200 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.

Shitja e modeleve të telefonave si Inspire 4G, Thunderbolt, EVO Shift 4G, dhe Incredible S kanë qenë ndër arsyet kryesore për këtë rritje të shpejtë, ndërsa këtë e kanë ndihmuar edhe modelet tjera si Wildfire dhe ChaCha.

HTC ka arritur të shesë 9.7 milionë telefona mobil në këtë periudhë kohore, ndërsa kjo edhe një herë na tregon se dizajni i bukur por edhe emrat interesantë të cilët i mban secili nga modelet e kësaj kompanie janë forma interesante të tregtimit të cilat paguhen mirë. / Telegrafi /