Telegrafi

HTC M8 ose One X+ vjen në mars?

Mirëpo këto nuk janë rrjedhjet e fundit të specifikave dhe informacioneve tjera për këtë telefon, pasi që disa raporte, duke përfshirë edhe këtë të fundit nga Bloomberg thonë se modeli më i ri i telefonit të prodhuesit tajvanez, HTC do të paraqitet në treg gjatë muajit mars.

Sipas raportit të Bloomberg thuhet se HTC M8 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç, procesorin e fundit të Qualcomm, dhe është e mundshme që ky model i ri i telefonit ta vazhdojë emrin e linjës One, dhe të debutojë në treg me emrin HTC One X+

Karakteristikat tjera të HTC One X+, sipas @evleaks përfshijnë edhe ndërfaqen me 1080p, procesorin quad-core Snapdragon 800 me 2.2GHz, 2GB RAM, kamerën UltraPixel, kamerën e përparme me 2MP, versionin e ri të Android 4.4 KitKat me Sense 6.0. / Telegrafi /