Telegrafi

HTC M8, në tre muajt e parë të 2014?

Më herët gjatë javës ishin publikuar disa pamje të HTC M8, i cili do të ketë dizajn dhe mbështjellës të ngjashëm të metalit sikurse HTC One, ndërsa e ngjashme pritet të jetë edhe ndërfaqja e telefonit – Sense 6.0. 

Megjithatë, tani llogaria e famshme në Tëitter, @evleaks ka dhënë më shumë detaje për HTC M8, për të cilin thotë se do të arrijë tek shumica e operatorëve mobil amerikan në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Besohet se HTC M8 fillimisht do të paraqitet në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, në shkurt të vitit 2014, ndërsa në mesin e specifikave të telefonit të mençur të HTC-së pritet të jenë edhe procesori Snapdragon 600 SoC, 3GB RAM, si dhe Android 4.4 KitKat. / Telegrafi /