Telegrafi

HTC M4, sjell mbështjellësin e metaltë?

Sipas raporteve të mëhershme mediale, thuhej se ky version i ri i telefonit të HTC do të quhet M4, i cili do të jetë i ngjashëm me HTC First, mirëpo pa integrim të madh me Facebook Home. 

DigiTimes ka raportuar se HTC M4 do të jetë i pajisur me mbështjellës të metaltë, i cili do të prodhohet nga Catcher Technologies, ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç, ndërfaqen HD me 720p, procesorin 1.2GHz Snapdragon 400 dhe kamerën e përparme të tipit “Ultrapixel”.

Modeli më i ri i telefonit të HTC-së mund të ketë deri në 16GB memorie të brendshme, 1GB RAM, si dhe softuerin e HTC-së, Sense 5 që mbështetet nga Android Jelly Bean 4.2.2.

Para-porositë për HTC M4 do të fillojnë gjatë muajit qershor, ndërsa pajisja do të paraqitet në treg në tremujorin e tretë të vitit. / Telegrafi /