Telegrafi

HTC lanson versionin më të lirë të M8, e quan E8

HTC One E8 sjell mbështjellësin e plastikës dhe dizajn më të rrumbullakët, edhe pse i njëjti ka shumë karakteristika të ngjashme me variantin e avancuar One M8, duke përfshirë ekranin 5 inç full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

HTC One E8 mbështetet nga procesori quad core Snapdragon 801, 2GB RAM, Adreno 330 GPU dhe 16GB memorie të brendshme.

Për ata që duan më shumë memorie, One E8 ofron edhe portin për microSD që mbështet kartelat me 128GB.

Kamera e përparme e E8 sjell 5MP për selfie dhe video komunikim, ndërsa ajo e pasme sjell 13MP, si dhe dy kartelat Nano SIM. Çmimi i këtij modeli pritet të bëhet publik së shpejti. /Telegrafi/