Telegrafi

HTC lanson telefonat e Facebook

Tani, kjo gjë ka ndodhur, pasi që HTC i ka publikuar dy telefonat e mençur të cilët i dedikohen Facebook-ut. Përkatësisht, modelin HTC ChaCha dhe atë HTC Salsa.

HTC ChaCha posedon ekranin HVGA të ndjeshëm në prekje me 2.6 inç si dhe tastierën fizike QWERTY, ndërsa ky telefon e posedon edhe butonin e dedikuar për Facebook, i cili i jep përdoruesit qasje direkte në këtë rrjet social.

Në anën tjetër, HTC Salsa posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.4 inç, ndërsa edhe ky model i telefonit posedon butonin e dedikuar për Facebook.

Të dy modelet e reja të telefonave Facebook bazohen në Android Gingerbread 2.4, si dhe kanë versionin e ri të ndërfaqes HTC Sense, ndërsa që të dy telefonat e rinj të HTC’së kanë procesor me 600MHz Qualcomm MSM7227, dhe nga 512 MB RAM dhe ROM.

Modelet e reja të telefonave Facebook kanë kamerën e pasme me 5MP, si dhe atë frontale për video-komunikim, bashkë me lidhjet për GPS, 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth 3.0.

Pritet që ChaCha dhe Salsa të paraqiten në treg, në tre-mujorin e dytë të vitit 2011, ndërsa nuk dihet asgjë lidhur me çmimin potencial që mund të ketë njëri, apo modeli tjetër. / Telegrafi /