Telegrafi

HTC lanson modelin Freestyle

Modeli më i ri i kompanisë HTC, i quajtur HTC Freestyle gjithashtu posedon edhe mikroSD kartelën e cila shkon deri në 32GB, Stereo Bluetooth, portin 3.5 mm për kufje, si dhe ndërfaqen e përdoruesit e cila mbështetet në HTC Sense dhe e cila mund të personalizohet shumë lehtë nga përdoruesit.

Sipas njoftimit të AT&T’së, thuhet se HTC Freestyle do të jetë në dispozicion për përdoruesit për jo më shumë se 99 dollarë, pas nënshkrimit të kontratës me operatorin, ndërsa ky telefon do të paraqitet në dyqanet e këtij rrjeti mobil më 13 shkurt 2011. / Telegrafi /