Telegrafi

HTC lanson modele të reja në MWC 2017

HTC duket se nuk do të këtë lidhje me ngjarjet e ardhshme teknologjike, CES të janarit ose MWC të shkurtit. Në vend të tyre, kompania tajvaneze dëshiron të ketë vëmendjen vetëm për vete me një ngjarje që do të organizohet nga vet kompania.

Më 12 janar, HTC do të sjell një ngjarje të quajtur ‘for U’, siç është bërë e ditur nga një poster promovues që është shfaqur nga vet kompania. Mesazhi misterioz nuk sjell asnjë detaj të vetëm mbi përmbajtjen e kësaj ngjarje.

Disa mendojnë se ngjarja do të sjell pajisjen e re, HTC 11, megjithatë deri tani kanë qarkulluar detaje të shumta mbi këtë pajisje, gjë që bën të dyshohet nëse fjala do të jetë për këtë telefon.

Në anën tjetër, pajisja X10 që ka rrjedhur online kohën e fundit thuhet se do të ketë lansim në janar dhe mund të jetë kjo pajisje ajo e cila do të zbulohet në ngjarjen e paralajmëruar.

Mirëpo, është e mundur poashtu që kjo ngjarje të mos ketë të bëjë asgjë me telefona dhe është e pamundur të dihet vetëm nga posteri.