HTC ka lansuar telefonin Exodus 1, i cili është telefoni i parë ndonjëherë i dedikuar për teknologjinë e kriptovalutave.
Prodhuesi tajvanez i telefonave e përshkruan atë si një “përvojë telefonike për një përdorues modern dhe epokën e re në internet”, dhe në përputhje me këtë, pajisja është në dispozicion për blerje vetëm duke përdorur Bitcoin ose Ethereum.
“Janë bërë 10 vite që nga fillimi i telefonit të parë Android nga HTC dhe gati 10 vjet që nga fillimi i Bitcoin”, tha Phil Chen, drejtori i HTC.
“Exodus 1 është një element themelor i internetit kriptik. Që aktivitetet digjitale dhe aplikacionet e decentralizuara të mund të arrijnë potencialin e tyre, ne besojmë se telefonat duhet të jenë pika kryesore e shpërndarjes.”
Telefoni i mençur do të duket dhe funksionoj si shumë telefona të tjerë premium, me një ekran 6 inç me Quad HD, një kamerë 16 megapikselëshe të pasme dhe një procesor të fuqishëm Snapdragon 845.
Megjithatë, do të përfshijë gjithashtu një “enklavë të sigurt” që është i ndarë nga sistemi operativ Android, ku kriptotransferimi mund të ruhet në mënyrë të sigurt.
Exodus 1 gjithashtu do të mbështesë aplikacionet e decentralizuara, të bazuara në sistemin blockchain, të cilat firma shpreson të ndihmojnë në “riformimin e internetit”. /Telegrafi/