Telegrafi

HTC J Butterfly “i lodhë” modelet tjera të linjës One

Modeli i ri i telefonit të HTC është quajtur J Butterfly dhe ka një listë të specifikave mjaft mbresëlënëse.

HTC J Butterfly sjell ekranin me 5.2-inç në Super LCD3 QHD, që e bën atë të ngjashëm me modelin tjetër One M9+.

Megjithatë i njëjti është telefoni i vetëm i kompanisë tajvaneze që sjell procesorin Snapdragon 810 chipset, sepse E9+ dhe M9+ mbështeten në procesorin e Mediatek.

Më pas në këtë model vijnë edhe 3GB RAM si dhe 32GB memorie e brendshme e cila mund të zgjerohet më tej me portin dhe kartelën microSD.

J Butterfly ofron edhe kamerën 20.2MP DUO e cila mund të incizojë video në 2160p, ndërsa në anën e përparme telefoni ofron kamerën me 13MP.

Bateria e telefonit vjen me 2,700mAh që mbështet rimbushjen e shpejtë të pajisjes. Telefoni fillimisht është lansuar në tregun japonez, ndërsa detajet për lansimin global të këtij modeli pritet të bëhen të ditura në ndërkohë. (Telegrafi)