Telegrafi

HTC Inspire 4G del më 13 shkurt

Për më tepër, AT&T ka thënë se përveç modelit HTC Inspire 4G, kjo kompani do të ketë edhe shumë pajijse tjera me lidhje 4G, dhe se vitin 2011 do ta përmbyll me më shumë se 20 të tilla.

HTC Inspire 4G vjen me Android 2.2 Froyo, ndërsa posedon Super LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, si dhe kamerën me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 720p.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra që e ofron ky model i telefonit, pasi që i njëjti posedon edhe procesorin me 1GHz, Dolby Sound, dhe versionin e ri të softuerit HTC Sense.

Çmimi i këtij telefoni për kontratë dy vjeçare me AT&T’në është vetëm 99 dollarë, ndërsa nuk dihet se sa do të kushtojë nëse blihet pa ndonjë marrëveshje me operatorin. / Telegrafi /