Telegrafi

HTC Holiday me ekran 4.5 inç

Analistët thonë se modelet e reja të telefonave të mençur po i afrohen karakteristikave të kompjuterëve tablet, dhe HTC Holiday e dëshmon këtë gjë.

Deri më sot, modelet e ndryshme të telefonave të mençur kishin një diagonale nga 3.5 deri në 4.3 inç, ndërsa me modelin e saj të ri HTC ka vendosur që ta shtyejë këtë kufi deri në 4.5 inç dhe rezolucion qHD (960 x 540 pikselë).

HTC Holiday bazohet në sistemin operativ Android 2.3.4 Gingerbread.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra pasi që ky model bazohet në platformën Third Generation Qualcomm Snapdragon, procesor 1.2GHz dual-core Qualcomm MSM8660, kamerë të pasme me 8MP, atë frontale me 1.3, dhe lidhje si Wi-Fi 802.11b/g/n, plus Bluetooth 3.0. / Telegrafi /