Telegrafi

HTC Hima, “përbindëshi” i ri në Android që vjen në mars 2015

Sipas @upleaks, HTC është duke punuar në një model të ri të telefonit të mençur me ekran prej 5 inç, të cilin kompania e ka quajtur "Hima", dhe të cilin thuhet se HTC do ta nis në mars të 2015 tek të gjithë operatorët e mëdhenj mobil në SHBA.

Karakteristikat e HTC Hima thuhet se do të përfshijnë ekranin në 5-inç Full HD, procesorin Qualcomm Snapdragon 810 SoC me 2.0GHz quad-core dhe 1.5GHz quad-core, 3GB RAM, kamerë prej 20.7MP në anën e pasme, kamerë me 13MP apo UltraPixel në pjesën e përparme, mbështetjen për VoLTE/CA/LTE Cat. 6, baterinë me 2,840 mAh dhe Android 5.0 Lollipop me HTC Sense 7.0 të ndërtuar mbi të.

Nuk është e qartë nëse modelet Hima dhe One (M9) janë të lidhura në ndonjë mënyrë, ndërsa @upleaks ka shtuar më tej se këtë model të ri të telefonit do ta përcjell edhe Hima Ace që ësht që është një menduar të jetë një version më i përballueshëm për nga çmimi sesa HTC Hima.

Në fund, @upleaks ka thënë se në MWC 2015 që do të mbahet nga 2 marsi deri në 5 mars 2015 në Barcelonë, HTC pritet të zbulojë edhe disa modele të reja të linjës Desire. (Telegrafi)