Telegrafi

HTC HD7S del më 5 qershor?

Bëhet fjalë për modelin e telefonit të mençur, HTC HD7S, i cili do të jetë në dyqanet e operatorit amerikan AT&T, që nga data 5 qershor.

Çmimi i tij do të jetë 199.99 dollarë, pas një kontrate dy-vjeçare me operatorin. Këtë njoftim, AT&T e ka bërë përmes rrjetit më të madh social në botë, Facebook.com.

HTC HD7S posedon ekran WVGA të ndjeshëm në prekje me 4.2 inç, Super LCD, procesor me 1GHZ, si dhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 720p.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshinë edhe 16GB memorie të brendshme, Dolby Mobile dhe specifika tjera të avancuara, të zakonshme për telefonat e HTC’së. / Telegrafi /