Telegrafi

HTC gati me fabletin One Max

Dhe tani, për ta konfirmuar këtë lajm @evleaks ka publikuar disa pamje të reja të One Max për të cilat thotë se ende nuk e paraqesin pamjen e versionit final të One Max. 

Edhe pse @evleaks thotë se pamjet nuk janë finale, njohësit e zhvllimeve në HTC thonë se ka shumë pak gjasa që pamja e këtij fableti të ndryshojë në mënyrë drastike.

Siç dihet tashmë, madhësia e ekranit të ndjeshëm në prekje të HTC One Max do të ketë një diagonale prej 5.9 inç në formatin Full HD, kamerën e pasme UltraPixel, 2GB RAM, procesorin quad-core Snapdragon 800, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 3,300 mAh. / Telegrafi /