Telegrafi

HTC – fokusi në katër bërthama

Një nga pajisjet e këtilla pritet të jetë Quattro – tableti 10.1-inçësh i HTC-së me Tegra 3. Gjithashtu, ai do të duhej të jetë i pajisur me teknologjinë Scribe, me Dropbox dhe shërbimet tjera “në re” të HTC-së. Tableti do të paraqitet më së herëti në muajin mars. Gjithashtu do të paraqitet edhe smartphonei Edge, gjithashtu me Tegra 3, e ai do të jetë i pajisur me ekranin 4.7 inçësh, kamerën me rezolucion prej tetë megapiksel dhe me 32 GB të memories interne.

Në përgatitje është edhe modeli Zeta me procesorin katërbërthamësh të Qualcomm me takt pune prej 2.5 GHz dhe me ekran 4.5-inçësh. /Telegrafi/