Që një kohë po flitet se në treg do të paraqitet tableti i HTC-së, ‘vrasësi’ i iPad.
Ani pse nga kompania tajvaneze nuk ka paralajmërime zyrtare për pajisjen e re, përfaqësuesit e HTC-së kanë theksuar se modeli i ri me nënshkrimin e tyre do të funksionojë në Android, 2.3, versionin për të cilin Google e ka përshtatur për tabletë, e pritet që të ketë edhe lidhje 3G.
Deri para pesë vitesh askush nuk dinte gjë për kompaninë HTC, e atëherë doli në dritë telefoni i parë celularë me sistemin operativ Android. Që prej atëherë modelet e telefonave të mençur të këtij prodhuesi kanë vërshuar tregun amerikan, e HTC kohë më parë ka paraqitur edhe modelet e para të telefonave 4G.
Ani pse kompania për një kohë të gjatë ka refuzuar të lëshohet në prodhimin e kompjuterëve tablet, tani është e qartë se tableti i parë HTC do të paraqitet në treg, konkurrenca ka arsye serioze për të brengosur. /Telegrafi/