Telegrafi

HTC Flyer me ICS

Mbindërtimi do të duhej të fillonte të implementohej më së largu deri në fund të çerekut, e sipas pritjeve, HTC edhe në versionin e ri do të lë ndërfaqen e vet të paprekur. Tableti fillimisht ishte paraqitur me Android 2.3 Gingerbread. Ka ekranin me diagonale prej shtatë inç dhe procesorin prej 1.5-gigaherc me një bërthamë. Mbindërtimi në ICS do të duhej të siguronte punën më të shpejtë të pajisjes dhe të sjell funksionalitet të ri.

Lansimi i Ice Cream Sandwich është përcjellë me pompozitet të madh. Kompanitë po publikojnë përditësimet në ICS më shpejtë se që ndodhte më herët kur për versionet e rinj të Androidit pritej edhe deri në një vit. /Telegrafi/