Telegrafi

HTC Flyer më 9 maj në Evropë

Për më shumë, thuhet se tableti i prodhuesit të famshëm të telefonave të mençur mobil, HTC, do të kushtojë rreth 599 funta, edhe pse kjo informatë ende nuk është zyrtarizuar nga vetë HTC.

HTC Flyer posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve, sistemin e ri operativ Android Gingerbread, si dhe procesorin e Qualcomm me 1.5GHz.

Në anën tjetër, HTC Flyer gjithashtu posedon edhe dy kamera. Ajo e pasme vjen me 5 mega-piksel, atë frontale me 1.3 mega-piksel për video komunikim, ndërsa aty është edhe lidhja 3G si dhe bateria me 4000mAh. / Telegrafi /