Telegrafi

HTC feston, shitje rekorde

Prodhuesi i pestë sipas radhitjes së IDC-së ka njoftuar edhe për një muaj i cili ka ecur mirë për kompaninë, e cila ka arritur rekord në shitje, duke grumbulluar 1.56 miliardë dollarë në të hyra.

Sipas kompanisë tajvaneze – HTC, kjo shifër është pothuajse dy herë më e lartë krahausuar me atë që kompania e ka pasur në korrik të vitit të kaluar.

Pyetja e vetme është, se sa gjatë HTC mund të mbajë këtë trend rritje? Në fund të fundit, historia na thotë se ajo që shkon lart, duhet të bjerë poshtë – dhe këtë më së miri e din kompania Nokia. / Telegrafi /