EVO 3D, i bazuar në Android, funksionon përmes procesorit dybërthamor me takt 1.2 GHz.
Diagonalja e ekranit është 4.3 inçë, me rezolucion 960 x 540 pikselë, ndërsa është në gjendje të shfaqë pamje tredimensionale, dhe ka të vendosur tre kamera: dy në pjesën e pasme për të bërë fotografi dhe xhirime 3D, dhe një në pjesën e përparme për video-bisedime.
Konfirmimin për paraqitjen e këtij telefoni në Evropë e ka bërë faqja zyrtare franceze e HTC në Twitter, megjithatë nuk është dhënë data e sakta e prezantimit. /Telegrafi/