Telegrafi

HTC EVO 3D vjen në Evropë

HTC EVO 3D posedon ekran të ndjeshëm në prekje, rezolucion 540 x 960 piksel, teknologji tri-dimensionale pa pasur nevojë për syze 3D, si dhe procesor me 1.2GHz.

Modeli më i ri i HTC’së, HTC EVO 3D, gjithashtu posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë video në 3D, ndërsa në këtë pajisje është edhe kamera frontale me 1.2 mega-piksel për video-komunikim.

HTC EVO 3D do të vijë me Android 2.3 Gingerbread, WiFi, Bluetooth, ndërsa çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur. / Telegrafi /