Telegrafi

HTC EVO 3D arrin në SHBA?

Operatori amerikan i telefonisë mobile me rrjetin WiMAX, e ka konfirmuar se e posedon këtë pajisje në dyqanet e saj zyrtare, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë ta blejnë atë, do të pranojnë edhe një kupon në vlerë prej 50 dollarësh.

Mirëpo, përveç konfirmimit për modelin e ri të telefonit, nuk është thënë asgjë për çmimin e pajisjes me teknologji 3D, ndërsa dihet se konsumatorët e kësaj kompanie tashmë mund ta rezervojnë një të tillë.

Sprint mbetet operatori mobil në SHBA, i cili është i lidhur ngushtë me pajisjet e reja të HTC’së, pasi që thuhet se përveç HTC EVO 3D, ka plane edhe për lansimin e tabletit të këtij prodhuesi, EVO View 4G. / Telegrafi /