Telegrafi

HTC Endeavor po vjen?

Pajisja do të ketë ekranin 4.7-inçësh me rezolucionin 720p, e ai do të duhej të punonte me SoC-në katërbërthamësh Tegra 3 të Nvidias. Përveç kësaj, ai do të duhej të ishte i pajisur me kamerën prej 8-megapiksel, ndërsa do të shitet me Android 4.0 Ice Cream Sandwich. Kjo pajisje është shumë e rëndësishme për HTC-në për shkak se do të paraqes një kthesë në strategjinë e kompanisë – kompania momentalisht në smartphonet e vet përdorë kryesisht çipat e Qualcomm.

Gjithashtu, celulari pritet të jetë i pajisur me ndërfaqen Sense 4.0 të HTC-së dhe me sistemin zanor Beats. /Telegrafi/