Telegrafi

HTC edhe me modele të lira të telefonave

Tani, sipas një thashetheme të re thuhet se HTC është duke punuar në dy modele të reja fillestare të koduara si A1 dhe V2, që besohet se do të jenë pjesë e linjës Desire.

Lajmi erdhi nga llogaria e mirë-informuar @evleaks, por ende nuk ka të dhëna për karakteristikat e mundshme, kostot apo tregjet në të cilat këto modele do të debutojnë, menjëherë pas lansimit.

Megjithatë, pritjet janë që kostoja e telefonave të sillet prej 200 deri në 300 dollarë, me karakteristika të ngjashme të Desire 310 apo edhe më të mira, duke përfshirë edhe procesorin me 1GB RAM, për tu përputhur me karakteristikat e Moto G dhe Moto E, modelet e reja nga Motorola. / Telegrafi /