Telegrafi

HTC do të debutojë me versionin One Mini?

Kjo, pasi që tani raportohet se edhe HTC ngjashëm sikurse Samsung do të prezantohet në treg me versionin minimal të modelit të saj të fundit, HTC One, përkatësisht modelin HTC One Mini.

Sipas faqes estoneze Forte, e cila ka publikuar rreth 13 fotografi të modelit të cilin ajo e quan One Mini, thuhet se versioni minimal i HTC One, do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç.

Për më shumë, HTC One Mini do të vijë edhe me rezolucion prej 720p, procesorin dual-core me 2GB RAM, dhe 16GB memorie të brendshme. Forte thotë se One Mini do të përfshijë edhe kamerën UltraPixel me 4MP, e cila është edhe në versionin origjinal të One.

Parashihet që shitjet e HTC One Mini do të fillojnë në fund të muajit qershor, ndërsa çmimi i këtij modeli nuk është bërë i ditur, por gjithsesi pritet që ky model të ketë kosto më të lirë se sa One. / Telegrafi /