Telegrafi

HTC dhe Motorola “dobët” me shitje

Madje, ky trend ka qenë edhe më i dukshëm gjatë festave të fundvitit kur shitjet e pajisjeve mobile zakonisht lulëzojnë.

Njoftimet e fundit në të cilat thuhet se Verizon ka arritur rekord shitjesh me iPhone 4S, apo një tjetër nga Samsung, i cili thotë se rezultatet financiare janë shumë pozitive për shkak të shitjes së telefonave të mençur, kanë bërë që rivalët e tyre të thonë të kundërtën gjë.

Më saktë, kompanitë e njohura si HTC dhe Motorola kanë lajmëruar se këtë fundvit kanë pasur rezultate të dobëta të shitjeve të telefonave, për shkak të rritjes së konkurrencës në treg. / Telegrafi /