Telegrafi

HTC dhe Apple arrijnë marrëveshje rreth betejës së patentëve

 Sa për rifreskimin e memories tuaj, mosmarrëveshjet mes dy kompanive teknologjike kanë filluar më 2 mars të 2010 kur Apple filloi procesin gjyqsor ndaj HTC përmes komisionit ndërkombëtar të tregut dhe gjyqit amerikan.

Dorëzimi fillestar i Apple ndaj HTC kishte përfshirë njëzet patente që kishin të bëjnë me sistemin operativ të kompanisë iOS, ku HTC akuzohej mbi shkelje të këtyre patentëve. Që nga ajo kohë, beteja mes dy kompanive ka qenë një betejë në rritje.

Detajet më të hollësishme mbi marrëveshjen e re mes dy kompanive janë të mbullyra për momentin, megjithatë dy drejtorët e dy kompanive, Peter Chou i HTC dhe udhëheqësi i ri i Apple, Tim Cook, kanë lëshuar për media fjalime të shkurtëra mbi lidhjen e re.

“HTC është e kënaqur që ka arritur të zgjidh mosmarrëveshjet me Apple për shkak se tani kompania jonë mund të fokusohet në inovacion e jo më në çështje gjyqsore.” ka thënë për media drejtori ekzekutiv i HTC, Peter Chou.

“Ne jemi të kënaqur që kemi arritur marrëveshje me HTC” ka thënë Tim Cook i Apple. “Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në inovacionin e produkteve”.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy kompanive aplikohet tek të gjitha patentet e kaluara dhe të ardhme mes dy kompaive, duke nënkuptuar se ne nuk do të shohim më mosmarrëveshje mes kompanive në fjalë, së paku jo më në fushën e shpikjeve origjinale ose patentëve.

Ne shpresojmë të shohim një hap të ngjashëm edhe me luftërat e patenteve mes kompanive tjera. Samsung vs. Apple? / Telegrafi /