Telegrafi

HTC Desire S zbarkon në Angli

Edhe më mirë se kaq, HTC Desire S do të ofrohet falas për të gjithë konsumatorët që nënshkruajnë kontratë mujore në vlerë prej 35 funtave.

HTC Desire S posedon ekranin e ndjeshëm në prekje WVGA me 3.7 inç, rezolucion prej 480 x 800 pikselë, si dhe Android 2.2 Gingerbread, i cili mbështetet nga procesori 1GHz Qualcomm.

Modeli i ri i telefonit HTC posedon dy kamera, në të dy anët e telefonit, ku ajo frontale mundëson video-komunikim, ndërsa kamera e prapme vjen me 5MP, dhe ofron mundësinë e incizimit të videos në Full HD në 720p, si dhe posedon edhe ndriçuesin.

HTC Desire S posedon edhe 1.1GB memorie të brendshme, ndërsa në pako vjen e integruar edhe mikro SD kartela, e cila rrit kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. / Telegrafi /