Telegrafi

HTC braktis planet për lansimin e orës së mençur?

Muajin e kaluar, disa raporte mediale madje pretendonin se kompania tajvaneze është duke i përgatitur dy modele të reja të orëve të mençura, të cilat do të duhej të debutonin në javët e ardhshme.

Mirëpo tani sipas një thashetheme të re thuhet se HTC mund t’i ketë braktisur planet e saj për të krijuar një model të orës së mençur, edhe pse lajmi nuk është bërë zyrtar për momentin.

Sipas Pocket-Lint, e cila pretendon se ka cituar disa burime të afërta me planet e HTC, thuhet se krijuesi i famshëm i pajisjeve mobile i ka anuluar planet e saj për zhvillimin e një orë të mençur.

Raporti sugjeron se deri tek ky vendim HTC ka ardhur pas analizimit të kostove të prodhimit të një ore të mençur, dhe pamundësia për të ofruar karakteristika të avancuara harduerike të cilat do ta dallonin orën e saj nga modelet rivale. (Telegrafi)