Telegrafi

HTC Bolt vjen edhe si 10 evo!

HTC ka njoftuar sot se pajisja e lansuar së fundmi në SHBA, HTC Bolt, do të prezentohet në pjesën tjetër të botës si HTC 10 evo. 10 evo ka dizajn dhe tipare të njejta si Bolt, dukë përfshirë tiparin e rezistencës ndaj ujit dhe kornizë metalike.

Pajisja do të dal në tregjet botërore në try ngjyra – armë metalike, të argjendtë dhe ngjyrë ari.
Edhepse Bolt dhe evo janë telefonat e parë nga HTC me rezistencë ndaj ujit dhe trup metalik, pajisjet kanë specifika të vjetëruara.

Me procesorin Qualcomm Snapdragon 810, RAM memorie prej 3GB dhe mbushës të shpejtë QuickCharge, pajisjet mund të ishin dalluese në vitin e kaluar, por jo në këtë vit.

Një ekran prej 5.5 inç me teknologjinë quad-HD dhe kamera me 16 megapiksel rrumbullaksojnë specifikat e këtyre pajisjeve.

10 evo duket shumë ngjashëm me HTC 10 mirëpo ka dizajn më të madh dhe më të rrafshtë dhe poashtu nuk ka port për dëgjuese.

HTC nuk ka njoftuar për çmimin e 10 evo për momentin në ndërkohë që Bolt shitet në SHBA për 600 dollarë.

Kështu, është e mundshme që edhe 10 evo të ketë vlerë të përafërt kur do të dal në raftet e dyqaneve.