Telegrafi

HTC bën prezantimin zyrtar të One Max

HTC One Max posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5.9 inç në formatin full HD, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa fableti është i pajisur edhe me procesorin quad core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon 600.

Specifikat tjera të HTC One Max përfshijnë edhe 2GB RAM, si dhe memorien me opsionet prej 16GB apo 32GB. Modeli i ri i fabletit të HTC-së sjell edhe sensorin e gishtave, e cila është në pjesën e pasme të pajisjes.

HTC One Max gjithashtu vjen edhe me portin për microSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën e fabletit deri në 64GB, versionin e parafundit të Android, 4.3 Jelly Bean dhe versionin e fundit të ndërfaqes së HTC’së, HTC Sense 5.5.

One Max posedon edhe baterinë me 3,300 mAh, ndërsa gjithashtu ofron edhe mundësinë e zgjerimit të kapacitetit të baterisë me HTC Power Flip, e cila e rrit fuqinë e baterisë edhe me 1,150 mAh. / Telegrafi /