Telegrafi

HTC bën gati një model të lirë të tabletit?

Burimi thotë se tableti i ri i HTC do të lansohet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, por që prezantimi i tij fillestar mund të bëhet në javët e ardhshme.

Tableti i ri i HTC është e thënë se do të jetë i njohur si HTC H7. Gjykuar nga emri mund të thuhet se HTC ka menduar që ky model i tabletit të vijë me madhësi të ekranit prej 7-inç, prandaj edhe kostoja e tij pritet të jetë e ulët.

Që nga koha kur Google e pati prezantuar tabletin e saj të bërë nga HTC, Nexus 9, thashethemet për planet e HTC-së për tregun e tabletëve në të ardhmen kanë shkuar përtej partneritetit të saj me Google. (Telegrafi)