Nga Kina këtë mëngjes vjen lajmi për një tjetër model mesatar të telefonit të cilin thuhet se po e bën gati HTC.
Sipas këtij raporti, HTC One X9 do të zëvendësohet në janar me pasardhësin HTC X10. Pritet që modeli i ri i telefonit nga kompania tajvaneze të ketë një ekran 5.5-inç, në rezolucionin 1080 x 1920 piksel.
P10 SoC MediaTek Helio do të jetë procesori i telefonit. Ky model përmban procesorin e vërtetë octa-core 2GHz CPU (Cortex-A53) së bashku me Mali-T860 GPU në 700MHz.
Pjesë të tjera të thashethemeve përfshijnë 3GB RAM, dhe një kamerë të pasme me 13MP me OIS.
Sipas raporteve të shumta thuhet se ky model do të vijë me çmim në ekuivalencë me 288 dollarë.