Telegrafi

HTC bën gati HTC One Mini 2?

Sipas Phonearena, e cila pamjet e HTC One mini 2 i ka marrë nga një burim anonim thuhet se telefoni është në përgatitje, dhe se i njëjti do të sjell mbështjellësin e aluminit. Ndërsa javën e kaluar ishte llogaria e famshme @evleaks ajo e cila e publikoi pamjen e HTC One mini 2, i cili do të quhet kështu, në vend të HTC One (M8) mini.

Phonearena gjithashtu ka thënë se telefoni do të vijë me dy kamera të pasme, njëra prej të cilave do të vijë me 13MP. Karakteristikat tjera të HTC One mini 2 do të përfshijnë edhe Android 4.4.2 dhe HTC Sense 6.0 UI.

Në mes tjerash, në HTC One Mini 2 do të jetë edhe procesori quad-core Snapdragon 400 me 1.7GHz dhe 1GB RAM,, ndërsa ekrani i telefonit do të ketë diagonalen me 4.5 inç dhe rezolucionin prej 720×1280 pikselëve, dhe 16GB memorie të brendshme. / Telegrafi /