Telegrafi

HTC bashkëpunon me Dr.Dre?

Sipas Gizmodo, thuhet se versioni i parë i telefonit të mençur me Beats Audio do të paraqitet në modelin HTC Vigor, i cili do të lansohet nga kompania tajvaneze.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, thuhet se HTC Vigor do të posedojë një ndërfaqe me rezolucion prej 1280 x 720 pikselave, procesorin dy bërthamor të Qualcomm Adreno GPU, me kapacitet prej 1.5GHz.

Disa nga mediat botërore të teknologjisë thonë se HTC ka probleme, dhe se do të jetë vështirë për Dr.Dre t’i zgjidh ato. / Telegrafi /