Telegrafi

HTC 10 – shfaqet video zyrtare e telefonit

Tani që HTC zyrtarisht e ka lansuar modelin e ri të saj të telefonit – HTC 10, nuk ka vonuar shumë për të bërë publike edhe karakteristikat kryesore të këtij modeli.

Në kanalin zyrtar të HTC-së në YouTube, kompania ka shfaqur videon më të gjatë të HTC 10, me tiparet, karakteristikat, performancën, zërin dhe shumë detaje tjera që e bëjnë këtë model një pajisje të mrekullueshme mobile.

HTC aktualisht ka filluar me para-porositë për telefonin e saj HTC 10, i cili do të shitet për 699 dollarë, ndërsa dërgesat e para do të arrijnë në fillim të muajit maj.