Telegrafi

HTC 10 lansohet më 12 prill, në shitje pas tri ditësh!

HTC është duke e përgatitur një ngjarje për media për modelin e saj më të ri të telefonit HTC 10.

Ngjarja mediale do të mbahet më 12 prill dhe tani duket se data e lëshimit për telefonin e ri do të jetë 15 prilli.

Sipas një raporti të fundit thuhet se HTC do të fillojë shitjen e HTC 10 pak ditë pas lansimit zyrtar të telefonit të saj.

HTC 10 pritet të shfaqet me një procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM, si dhe me disa opsione të memories së brendshme dhe portin për microSD kartelë.

Telefoni do të vijë me ekranin prej 5.1 inç në Super LCD me rezolucionin QHD prej 2560 x 1440 pikselëve dhe ajo do të shfaqet me një bateri me 3000 mAh, dhe dy kamera cilësore.

Të dy kamerat, e para dhe kamera kryesore është thënë se do të ofrojnë nga 12MP, edhepse ende nuk është e qartë nëse dy kamerat do ta kenë të njëjtin sensor dhe karakteristika. HTC 10 gjithashtu do të vijë me versionin e fundit të Android, Android 6.0.