Në raportin e titulluar “Të braktisur nga shteti”, thuhet se institucionalizimi i këtyre fëmijëve dhe keqtrajtimi kërcënojnë mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.
Organizata me seli në SHBA ka intervistuar 200 fëmijë, anëtarë të familjeve, avokatë dhe punonjës të jetimoreve.
Autori i raportit, Andrea Mazzarino, ka thënë se shumë fëmijë janë larguar pa nevojë nga familjet, pasi janë bindur nga mjekët se ato janë të paafta që të kujdesen në mënyrë adekuate për pasardhësit e tyre. /rel/