Telegrafi

HRW: Çështja e emrit të Maqedonisë është kontest ndrëkombëtar, e jo çështje të drejtash të njeriut

Rrjeti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ”Humans Rights Watch” (HRW) nuk pranon që kontestin e emrit me Greqinë ta trajtojë si sulm ndaj të drejtës më themelore të Maqedonisë.

Një kërkesë e tillë në HRW ka arritur nga Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut, për të dënuar OKB-në si sponzorizuese e bisedimeve për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetimin e tij, Benjamin Ward, zv. drejtor i HRW për Evropa dhe Azi Qendrore thotë se ”e kuptoj shqetësimin tuaj në lidhje me çështjen për emrin, por pasi që ky problem, që në të vërtetë është kontest ndërkombëtar, mund të lidhet me pasojat për të drejtat e njeriut që kanë ndikim mbi etninë maqedonase në Greqi (ose në cilindo vend tjetër), sipas nesh nuk është çështje që lidhet me të drejtat e njeriut, sepse shtetet nuk janë ato që kanë të drejta të njeriut”./Telegrafi/