Telegrafi

Hristijan Mickoski kërkon zgjedhje të parakoshme parlamentare (Video)

OBRM-PDUKM-ja mbrëmë ka mbajtur protesta para objektit të Qeverisë së Maqedonisë, prej kur shprehën revoltën e tyre ndaj politikave të kryeministrit Zoran Zaev.

Kryetari i kësaj partie Hrisijan Mickoski, në fjalimin e tij para protestuesve akuzoi qeverinë për shitje të interesave kombëtare dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato zgjedhje presidencial, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të ndalojmë para se nuk është vonë. Zgjedhje duhet të ketë. Zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me presidencialet. Të formojmë qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve dhe të shohim nëse populli pajtohet me atë që bën Zoran Zaevi”, tha mes tjerash Mickoski.

Sipas tij, protesta ka qenë moment i rëndësishëm në Maqedoni dhe se tani duhet fuqi, përgjegjësi dhe vendosmëri./Telegrafi/