Telegrafi

HP X7000 me dizajn

Me dizajn jashtëzakonisht të bukur por nga aspekti ergonomik do ti konvenoj vetëm atyre që punojnë me dorën e djathtë, ndërsa me kompjuter komunikon përmes Wi-Fisë pa pasur nevojë për ruterin e rrjetës.

Në vend të rrotës ndodhet shiriti i ndjeshëm në prekje me funksion të njëjtë, e anësoret nga goma sigurojnë mbërthimin e mirë të miut në dorë. Specifikat teknike të miut përfshijnë gjashtë taste që mund të programohen, senzori laser standard me rezolucion prej 1,200 dpi (maksimumi është 1,600 dpi) dhe këmbëzat nga tefloni. Bateria në këtë mi zgjat deri në nëntë muaj, e çmimi i tij është 60 dollarë. /Telegrafi/