Telegrafi

HP TouchPad në qershor

Do të ekzistojë edhe beta versioni i webOS, i cili do të funksionojë brenda shfletuesit në PC deri në fund të vitit. Ndërkohë, Apotheker tha në ‘HP Summit 2011’ se teknologjinë e njëjtë do ta vendosin edhe në laptopë, kompjuterë, në TouchPad, në telefona të mençur, “ashtu që kjo do të jetë një platformë shumë masive dhe e gjerë”.

Megjithatë, webOS nuk do të jetë pjesë e sistemit ‘dual-boot’ ashtu siç pritej, por do të realizohet brenda Windows-it dhe shfletuesit në të, ndërsa ajo që mbetet e paqartë është pse quhet OS.

HP njëherit ka njoftuar se planifikon që tabletat e veta t’i shpërndajë në versionet vetëm me Windows ose me Windows dhe webOS, ndërsa në të ardhmen ekziston mundësia që të braktiset Windows-i. /Telegrafi/