Telegrafi

HP TouchPad me memorje 64 GB dhe modem 4G

Lajmi është bërë i ditur nga agjensia PreCentral, sipas të cilës krahas rritjes së memorjes së integruar, ky tablet do të kete edhe një procesor më të fuqishëm. Nga 1.2 GHz Qualcomm Snapdragon dual-core, tashmë ai do të jetë 1.5 GHz.

Modeli i ri i HP TouchPad me arkivë më të madhe dhe modem 4G do të dalë në treg muajin e ardhshëm, por ende nuk dihet se sa do të jetë kostoja e tij. /Telegrafi/