Site icon Telegrafi

HP Sprout PC – braktis tastierën dhe mausin

HP Sprout bazohet në Windows 8.1 PC dhe vjen me ekranin me diagonalen prej 23 inç në full HD, që është i ndjeshëm në prekje dhe sjell rezolucionin me 1920 x 1080 piksel.

Modeli i ri i kompjuterit personal Sprout PC mbështetet nga procesori Intel Core i7-4790, bashkë edhe me fuqinë për grafikat Intel HD 4600 dhe NVIDIA GeForce GT 745A.

Për më shumë, kompjuteri i ri i HP sjell edhe 8GB RAM standarde që mund të rriten në 16GB RAM dhe 1TB të hapësirës SSD, plus Gigabit Ethernet, 802.11 a/b/g/n/ac WiFi, dhe Bluetooth 4.0.

HP Sprout gjithashtu vjen edhe me sistemin me 4 kamera, INtel RealSense 3D dhe 14.6 MP me rezolucion të lartë, plus projektorin HP DLP. Çmimet për HP Sprout fillojnë prej 1,899 dollarëve. (Telegrafi)
 

Exit mobile version