Telegrafi

HP sjell linjën e re të laptopëve EliteBook Folio 1020

Dy modelet e kësaj linje, HP EliteBook 1020 dhe HP EliteBook 1020 Special Edition (SE) janë ultra të hollë në vetëm 15.7mm dhe peshojnë vetëm 1 kg.

Disa nga karakteristikat e HP EliteBook Folio 1020, përfshijnë procesorin e Intel, Core M, ekranin me 12.5-inç në Quad HD (QHD) apo Full HD, me opsionin e ndjeshmërisë në prekje, 8GB RAM dhe SSD opsionet prej 128GB apo 256GB. Jetëgjatësia e baterisë shkon deri në 9 orë, ndërsa trupi i laptopit përbëhet nga magenziumi-litiumi dhe fibrat e ripërtërishëm të karbonit.

Në pjesën e komponentave për multimedia përfshihet kamera 720p HD Audio me DTS Studio Sound.

Linja e re e laptopëve do të jetë në dispozicion në muajin shkurt dhe prill. Variantet e EliteBook Folio 1040 Ultrabook do të sjell procesorët e Intel Core i5 dhe i7, ndërsa çmimet për këto modele do të fillojnë prej 1,299 dollarë. (Telegrafi)