Telegrafi

HP sjell dy laptopa të ri EliteBook (Foto)

Kompania HP ka bërë të ditur se do të sjellë dy modele të reja në treg.

Laptopat e ri EliteBook janë modelet 1040 G4 dhe x360 1020 G2, dhe janë të dedikuara në tregun e biznesit,  me specifika solide dhe dizajn të stilizuar.

HP EliteBook x360 1020 G2 është rezistues ndaj goditjeve dhe rënieve.

Laptopi ka ekran 12.5-inç me rezolucion 1080p ose 4K, procesor Intel Core i7-7600U. Aty është edhe memoria 16GB DDR3-1866. Bateria punon deri 12.5 orë.

HP EliteBook 1040 G4 është versioni më i fuqishëm dhe ka procesor me katër bërthama Intel Core i7-7820HQ- Kaby Lake. Aty është ekrani 14 inç me rezolucion 1080p ose 2160p, 16GB DDR4-2133 memorie. Të dy laptopat do të jenë në treg që nga ky muaj, me çmim fillestar prej 1.380 dollarëve për modelin bazë.